Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën. I trokasin vezët e kuqe në ndërrimin e së shtunës me të dielën dhe urojnë njëri-tjetrin për fillim të ri, në përqafime gëzimi për ringjalljen e shpresës. Ju uroj qytetarëve tanë të besimit ortodoks Pashkë të gëzuar!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka uruar që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka dhe që ndihma të mbizotërojë egoizmin.
“Këtë pranverë, në këtë kremtim, urojmë që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin, që e drejta ta largojë të keqen, së bashku dhe me vullnetin dhe përpjekjen e të gjithëve”, ka shkruar Kurti
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport