Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini janë çifti i dytë që u larguan nga edicioni i trete i “Për’puthen”.
Çifti tashmë kanë festuar dhe përmujorin e tyre të parë dhe duken se çdo gjë po shkon shumë mirë mes tyre.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Brunos iu kërkua të t’i bënte një lojë Florianës. Ai duhej ta telefonte dhe t’i kërkonte ndarjen pasi sipas tij, ai është rikthyer me ish-partneren e mëparshme.
Ish-konkurrenti pati dyshime se si do të ishte reagimi i partneres së tij por çdo gjë ndodhi komplet ndryshe. Pasi i tha se duhej të ndaheshin, Floriana u duk se e mori me shumë sportivitet situatën dhe u shpreh se nuk e besonte Brunon.
Në një moment ajo ‘shpërthen’ në të shara teksa Bruno i thotë se është rikthyer me ishin.
Dhe pse ai po përpiqej të ruante seriozitetin, ish-konkurrentja nuk ra pre e lojës. Ajo u shpreh se e njeh shumë mirë partnerin e saj dhe se ai kurrë nuk flet për diçka serioze në telefon por takohen ballë për ballë./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...