Partia në pushtet LSDM kërkon dorëheqjen e kreut të opozitës maqedonase Hristian Mickoski.
Aktgjykimi për “Parcelat në Vodno” konfirmon se OBRM-PDUKM është parti kriminele, thonë nga kjo parti.
Akuzojnë për larje parash, pasurim të paligjshëm, fshehje e pasurisë, madje edhe keqpërdorim të parave nga anëtarët e OBRM-PDUKM-së.“Agjenda e vetme politike gjatë gjithë këtyre viteve është se si ta ndalë drejtësinë, shtetin që ta mbrojë krimin e Nikolla Gruevskit.
Në këtë parti të pa reformuar nuk ka asnjë ndryshim, pas gjithë kësaj, pas këtyre gjykimeve për krim me përmasa të mëdha nuk ka asgjë tjetër. Hristijan Mickoski duhet të dorëzojë dorëheqjen.
Edhe në një shoqëri demokratike kudo në botën demokratike, nuk mund politikanët që mbrojnë krimin të fitojnë besimin e qytetarëve”, tha zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzevska.
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë