Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Kryeministri Kurti e uroi Myftiun për muajin e Ramazanit, muaj i bashkësisë dhe i solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike më të vështirë, shkruan arbresh.info.
Ai i uroi përzemërsisht Myftiut dhe të gjithë besimtarëve myslimanë përmbushje shpirtërore dhe agjërim sa më të lehtë përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji.
Duke e falënderuar Myftiun Tërnava për kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryeministri Kurti theksoi se ky Ramazan na gjenë në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?