Vajza 20-vjeçare e ish-presidentit Barack Obama është në lidhje me djalin 24-vjeçar të aktorit të “Ray”, Clifton Powell, raportoi të mërkurën Daily Mail.
Sasha dhe Clifton Powell Jr., një ish-basketbollist që tani punon si drejtor komercial, filluan të takoheshin pasi ajo u transferua në Los Angeles për të studiuar në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
Vajza e Obamës u transferua në USC vjeshtën e kaluar nga Universiteti i Miçiganit, ku ishte studente për dy vjet.
Daily Mail publikoi fotografi të Sasha dhe të dashurit të saj të përfolur, ku ata shihen shumë të dashuruar teksa bënin një shëtitje së bashku në fillim të kësaj jave.
Ajo ishte e veshur me një mini-fund të thjeshtë, një bluzë të bardhë dhe me një bluzë ngjyrë vjollcë, ndërsa Powell Jr. i veshur me xhinse, një bluzë dhe një kapele bejsbolli.
Pas mbarimit të shkollës së mesme, Powell Jr iu dha një bursë katërvjeçare për basketboll në Universitetin e Kalifornisë. Ai u transferua më pak se një vit më vonë për t’u fokusuar në pasionin e tij për filmin.
Ai punon si “shkrimtar/regjisor” dhe ka krijuar përmbajtje për kompani të mëdha duke përfshirë Nike dhe Peloton.
Ndërsa babai i tij kishte një karrierë në Hollywood, nëna e tij, Kimberly Powell, thuhet se drejton disa biznese, duke përfshirë një kompani dizajni të quajtur “whateverUneed Designs” dhe një kompani hotelerie të quajtur “Chef Kim”./arbresh.info/

Inflacioni u rrit në 2,1% në muajin nëntor
Shqiptari shpallet në kërkim nga Gjermania, akuzohet për the...
Dybala s’largohet nga Roma, kërkon rinovimin
Gjykata dënon me 16 vite burg autorin, familja Cani: Drejtës...
Paga minimale 425 euro nga janari, Murati: Qeveria e vetme q...
Trump lavdëron Presidentin Erdogan në një intervistë për Pol...