Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre senatorët amerikanë, të cilët kanë vizituar sot Kosovën.
Gjatë takimit të saj me senatorët amerikanë, Osmani i ka informuar ata për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, shkruan arbresh.info.
Siç ka bërë të ditur vetë Osmani në Facebook, gjatë këtij takimi ajo i ka bërë të ditur senatorëve se avancimi i Kosovës në trajektoren e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit është dëshmia më e fortë se populli jonë është i përkushtuar në rrugëtimin euro-atlantik.
“Kënaqësi të mirëpres senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis në Kosovë. Senatorët i informova mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Përderisa Evropa po përjeton luftën në mes të demokracisë dhe tiranisë, Kosova, si gjithnjë, ka zgjedhur demokracinë. Avancimi i Kosovës në trajektoren e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit është dëshmia më e fortë se populli jonë është i përkushtuar në rrugëtimin euro-atlantik”, ka bërë të ditur Osmani.
Ajo shkruan se Kosova është më e fortë me aleatët e saj dhe jemi me fat të kemi mbështetjen e vazhdueshme të miqve tanë amerikanë.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, senatorët amerikanë janë mirëpritur edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti./arbresh.info/
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...