Sot do të organizohet ceremonia për shënimin e “Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit”

09:00 | 21 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i njofton mediat se sot do të organizohet ceremonia për shënimin e “Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit”, e cila këtë vit është organizuar nën patronatin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shkruan arbresh.info.

Pjesëmarrës në këtë organizim do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të ambasadave në Kosovë: USAID, GIZ, ADA, përfaqësues të bizneseve, përfaqësues nga UP-ja dhe kolegjet private, shoqatat përfaqësuese të komunitetit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, e të tjerë.

Ceremonia do të mbahet nga ora 17:00 në Hotel “Emerald” në Prishtinë./arbresh.info/