Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Përfaqësuesi i Kinës në Këshillin e Sigurimit ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një zgjidhje politike e qëndrueshme.
“Në këtë proces sovraniteti, pavarësia dhe tërësia territoriale e Serbisë duhet të respektohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se Kosova ka marrë disa veprime që kanë ngritur tensione.
Sipas tij duhet të ketë një marrëveshje në lidhje me targat e automjeteve.
“Poashtu Kina beson se çdo lëvizje e njëanshme si ajo me bllokimin zgjedhjet e Serbisë janë të papranushme dhe nuk duhet të përsëriten më”.
Përfaqësuesi kinez ka kërkuar poashtu që të zbatohet marrëveshja për Asociacionin e komunave më shumicë serbe.
Kina mendon se UNMIK-u duhet të vazhdojë te këtë rol në Kosovës në bazë të Rezolutës 1244
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL