Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se Berlini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje rreth armëve që ka dërguar në Ukrainë.
Duke folur sot në një konferencë shtypi në Riga, Baerbock tha se “Ne kemi dorëzuar raketa antitank, Stingers dhe gjëra të tjera për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, në mënyrë që këto dërgesa të mund të arrijnë shumë shpejt tek caku”.
Ajo u pyet nëse Berlini do të dërgonte sistemin e artilerisë Panzerhaubitze 2000 – për të cilin disa ekspertë thonë se Ukraina duhet të kryejë një kundërsulm kundër forcave ruse në rajonin e Donbasit, raporton reuters.
Në përgjigje, Baerbock tha se Gjermania do të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të avancuara të armëve të cilat i ka marrë nga vendet e tjera aleate.
“Nëse partnerët dorëzojnë artileri që ne nuk mund ta dorëzojmë më, ne do të ndihmojmë me trajnimin dhe mirëmbajtjen”, shtoi ajo.
Ndryshe, shumë shtete perëndimore po vazhdojnë të furnizojnë me armë ushtrinë ukrainase gjersa po vazhdon agresioni rus.
Malisheva shënon fitore të madhe në luftën për Evropë, ngec ...
Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çu...
Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 ...
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...
Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën th...