Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të madh anti-drogë që është bërë sot në Mitrovicë e Fushë Kosovë.
Sveçla përmes Facebook shkruan se pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve të martën (dje) në Veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan arbresh.info.
“Njësitet e anti-drogës nga Policia e Kosovës po vazhdojnë punën e tyre me intensitet të shtuar dhe me sukses. Pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në Veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë. Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtar të këtij grupi”, shkruan Sveçla.
Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për këtë aksion të suksesshëm.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe njësitet e saj relevante për përkushtimin e madh në zbatimin e misionit të tyre, luftimin e të gjitha veprimtarive ilegale në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe atë trans kufitar”, shkruan ai.
Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, Njesiti Anti-drogë ka realizuar një operacion në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në Fushë Kosovë, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi pesëdhjetë e gjashtë (56 kg) substancave narkotike të llojit marihuanë.
Ky operacion policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës./arbresh.info/
LEXO EDHE
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...