Në dëshminë e dhënë në Komisariatin nr. 1, kantautori Ernest Duka (Stine) ka thënë se nuk e ka goditur kolegun e tij Flori Mumajesi dhe se ky i fundit është vetëplagosur. Burime nga policia bëjnë me dije se 34-vjeçari do të lihet i lirë pasi të merret në pyetje.
Ndërkaq, organizatori i “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea, ka hedhur dritë mbi atë çka ndodhi: “Derisa Flori po shkonte në veturën e tij, ai mbante një gotë në dorë dhe Stine ia ka goditur dorën, gjë që ka bërë që Flori ta shqepë ballin. Ai ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, për ta qepur plagën dhe ka shkuar në spital”. Arditi ka shkuar menjëherë për ta parë Florin dhe e ka gjetur në gjendje shumë të mirë, e madje edhe kanë bërë shaka bashkë teksa të tjerët po prisnin jashtë me ankth./Shekulli/
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...
Trump dhe Netanyahu takohen në Florida për të diskutuar fazë...
Alba thotë se Londrimi, Klodi dhe Labinoti shprehën pëlqim p...