Ish-kryetari i komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti u ka bërë thirrje Kosovës dhe Shqipërisë të ndihmojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit e Medvegjes.
Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti shkruan se në ditët e sotme në Luginën e Preshevës është më lehtë të ishe gjithçka tjetër, përveç Shqiptar, shkruan arbresh.info.
Ai, ka krituar politikanët në Kosovë e Shqipëri, të cilët sipas tij, po kacafyten mes vete e nuk po merrem me Preshevën, Bujanocën e Medvegjën.
“Prishtina, keni përgjegjësi Kombëtare dhe morale. Tirana, keni përgjegjësi Kombëtare dhe Kushtetuese. Pavarësisht se disa nga Politikanët tanë që thonë se Kosova s’ka çka përzihet ne punët tona.? Shkaku tyre dhe pazarlleqet e tyre, gjendja jonë u bërë edhe më kritike.!!!Na ndihmoni ( Shpëtoni ) ju lutem…”, shkruan Mehmeti në Facebook./arbresh.info
Reagimi i plotë:
Sot në Luginën e Preshevës është më lehtë të ishe gjithçka tjetër përveç Shqiptar.
E ju në Kosovë deri dje ishit siç jemi ne sot, por ju keni zgjedhur që të kacafyteni mes vete se të merreni me Preshevën, Bujanocën e Medvegjën.
Prishtina, keni përgjegjësi Kombëtare dhe morale
Tirana, keni përgjegjësi Kombëtare dhe kushtetuese
Pavarësisht se disa nga Politikanët tanë që thonë se Kosova s’ka çka përzihet ne punët tona.?
Shkaku tyre dhe pazarlleqet e tyre, gjendja jonë u bërë edhe më kritike.!!!
Na ndihmoni ( Shpëtoni ) ju lutem…
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic