Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që në 9-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, se tani është koha për të ecur përpara dhe për të “përfunduar me sukses” procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Në një prononcim për Tanjug, Stano tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes, Beogradi dhe Prishtina kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka theksuar se të dyja palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord, përcjell arbresh.info
“BE dhe vendet anëtare presin përparim të shpejtë nga të dyja palët, si dhe Beogradi dhe Prishtina të përfshihen seriozisht në të”.
“Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare presin gjithashtu që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura tashmë”, tha Stano.
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi
Kurti: E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fo...
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...