Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përjashtojnë mundësinë që ta konsiderojnë Rusinë zyrtarisht si një “shtet sponsorizues” të terrorizmit. Ky hap mund të përkthehet me sanksione dhe kufizime të tjera.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se SHBA është duke vlerësuar me kujdes faktet dhe, sipas ligjit, nëse kushtet plotësohen do të veprohet në këtë drejtim.
“…Nëse kushtet janë të përshtatshme dhe do të na jepet mundësia ligjore për të vepruar, do ta bëjmë”.
Statusi i “promotorit të terrorizmit” u jepet atyre vendeve që duket se “kanë dhënë vazhdimisht mbështetje për aktet e terrorizmit ndërkombëtar”.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Presidentit të SHBA-vë Joe Biden të ndërmarrë këtë hap dhe ta konsiderojë Rusinë një shtet terrorist. Aktualisht janë katër vende në ‘listën e zezë’. /abcnews.al/
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...
Sot varroset punëtori që humbi jetën tragjikisht në vendin e...
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...