Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me dy vajzat, bashkëshortin dhe zyrtarë nga stafi i saj, kanë vizituar një familje në Klinë për ditën e Pashkëve.
Presidentja Osmani ka thënë se kjo ditë simbolizon sakfiricën sublime në emër të dashurisë për njerëzit.
“Sot, për të uruar Pashkët, ishim mysafirë te familja Balaj, në Klinë. Në ditën që simbolizon sakrificën sublime në emër të dashurisë për njerëzit, por edhe ringjalljen e shpresës, u ritakuam e kaluam shumë momente të bukura me këtë familje bujare”, ka shkruar ajo.
“Dashuria e familjeve tona, ndjenja me të cilën ato e shtrojnë tryezën për miqtë dhe gatishmëria për t’ua falur atyre gjithë atë mikpritje, janë shenjë se simbolika e Pashkëve është e fuqishme mes nesh dhe se solidariteti e harmonia jetojnë fort ndër njerëzit tanë. Ato janë vlera jonë e përhershme”, ka shkruar Osmani./arbresh.info/
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...