Policia serbe arrestuan një person, i cili dyshohej se kërcënoi me vdekje presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Personi i arrestuar, sipas pretendimeve të medieve serbe, e kishte kërcënuar Vuçiqin, nëpërmjet rrjetit social Instagram. Ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Beogradit.
Siç raportojnë më tej mediat atje, personi i arrestuar e ka pranuar veprën penale, megjithatë është deklaruar se nuk e ka përdorur terapinë e përshkruar nga mjeku.
Personi me inicialet N.S, nga Beogradi, e ka prezantuar veten si ish-aktor amator dhe tekstshkrues këngësh.
Ai kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiqit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...