Një grua e moshuar e identifikuar si Annunziata Murgia nga Italia është rikthyer në bankat shkollore, për ta përfunduar shkollimin që i ishte ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Murgia që jeton në Sardenja dhe është 90-vjeçe, lufta e kishte privuar nga shkollimi dhe kështu tani është bërë personi më i moshuar që po ndjek mësimet në ciklin e ulët – që zakonisht e përfundojnë të rinjtë deri në moshën 14-vjeçe, transmeton Telegrafi.
“Dua të mësojë sepse gjithmonë më ka pëlqyer. Megjithatë kur shpërtheu lufta për mua ndryshoi gjithçka. Familja ime kishte mjaft telashe dhe mu më është dashur të marr përgjegjësitë dhe të punojë. Dikur mund të mësonin vetë ata që kishin para”, tha e moshuara për Il Messagggero.
Kur ishte fëmijë, Murgia mësoi të qep dhe u bë rrobaqepëse, megjithatë pranon se me kalimin e kohës ka lexuar shumë libra që i mundësuan të shkollohet aq sa kishte mundësi.
Për të lëndët e preferuara janë muzika dhe historia.
“Gjithmonë më kanë pëlqyer librat e historisë, pasi një pjesë të saj e kam përjetuar vet. I kam parë pasojat e Luftës së Parë Botërore dhe përjetova Luftën e Dytë”, shtoi ajo.
Mikesha e saj më e re nga klasa i ka 16 vjet, e bëhet fjalë për nxënësen që do të hyjë në testin e fundit para se të diplomojë. /Telegrafi/
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...