Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është hapur pika e re e përbashkët kufitare, Shishtave – Krushevë, mes Kosovës e Shqipërisë.
Kjo pikë e re kufitare vjen pas marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive, e që tashmë është në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.
Përveç pikës së re, kreu i qeverisë shqiptare tha se shpejt do të zbatohet edhe marrëveshja për lëvijzen e lirë të banorëve të brezit kufitar.
“Shumë shpejt finalizohet edhe zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar, kërkesë e kahershme e cila tanimë po bëhet realitet”, ka shkruar Rama, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, në lidhje me këtë pikë të re kufitare dje ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se kjo do ta rrisë ekonominë e të dy vendeve e do ta zhvilloj turizmin në malet e Sharrit./arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...