“Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, ka thënë një zyrtar për media i KFOR-it në një përgjigje me shkrim për REL.
Reagimi i KFOR-it pason njoftimin nga autoritetet e Kosovës, të premten, më 15 prill, se është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, teksa ishte nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë.
“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet. Ne presim nga të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet pa nevojë dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Gjithashtu, KFOR-i ka thënë se “mbetet i fokusuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”.
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...