Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë të ditur se në veturat që u sulmuan mëngjesin e sotëm, ka pasur zyrtarë policorë shqiptarë, por edhe serbë.
Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai tha se sulmi dyshohet se ka ardhur nga territori i Serbisë.
“Dyshohet se sulmi ka ardhur nga 200-300 metra dhe dyshohet se ka ardhur nga territori i Serbisë. Të gjitha patrollat tona policore janë të përbëra nga komunitete të ndryshme ndaj edhe në veturat që janë sulmuar ka pasur policë shqiptarë, por edhe serbë”, deklaroi Mehmeti.
Ai shtoi se qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të qetë dhe të sigurtë, pasi “në të gjitha pjesët e territorit të Republikës së Kosovës janë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë pajisje të nevojshme për ta garantuar rendin dhe ligjin”.
Sot rreth orës 7:40 të mëngjesit, ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, që kanë qenë duke shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore dhe A 47, si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...