Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.
Ai tha Qeveria e ka miratuar projektligjin në fjalë dhe është sjellë në Kuvend.
“Me këtë projektligj akademia planifikohet të bartet nga Kuvendi në sistemin gjyqësor te këshilli drejtues. Sa i përket Agjencisë për Ndihmë Juridike duhet të bartet nga Kuvendi te Ministria e Drejtësisë. Element tjetër është i statusit të agjencisë, që shndërrohet në agjenci ekzekutive. Element tjetër është edhe çështja e ankimimit. Agjencia për Komplekse Memorialë i baret, nga Kuvendi, Ministrisë së Kulturës”, tha ai./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...