ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, tashmë nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj atentatit kundër senatorit Dick Marty.
Çitaku ka thënë se Kurti ka qenë kundër çdo iniciative ndërkombëtare të mbështetur nga ShBA, përfshirë Rambujenë, teksa shton se heshtja e kryeministrit Kurti ndaj atentatit të senatorit Marty është heshtje shurdhuese dhe sjellje joshtetërore.
“Kryeminstri gjen kohë për t’u deklaruar për çdo gjë, mirëpo nuk ka gjetur kohë për të japur një deklaratë të vetme për këtë zhvillim i cili mendoj se është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo është heshtje shurdhuese”, tha ajo në ATV.
Tutje, Çitaku tha se, kur kishte nevojë për mbrojtje, ajo i kishte dalë gjithmonë në ndihmë kryeminstrit Kurti, përfshirë këtu edhe në seancat e Këshillit të Sigurimit.
“Unë Albin Kurtin mund ta kem kundërshtar çdo ditë, mirëpo, përballë Serbisë vazhdimisht e kam mbrojtë dhe do ta mbroj. E kam mbrojtë edhe personalisht, si në seanca të Këshillit të Sigurimit”, shtoi ajo.
Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime