Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në lidhje me marrjen e ryshfetit në vendkalimin kufitar Bllace, Departamenti për Kontrollë të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike si dhe me shërbimet për kontroll të brendshëm në Kosovë dhe Shqipëri, dokumentoi rastin dhe kishte bisedë me zyrtarët policorë.
Sipas raportit policor, ndaj policëve E.Sh dhe Z.R që pranuan ryshfet në vendkalimin kufitar do të parashtrohet kallëzim penal për “marrje ryshfeti”.
Po ashtu, nga policia shtojnë se ndaj tyre do të niset edhe procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore.
“Policët deri në përfundimin e procedurës disiplinore kanë dalë nga vendi i punës”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...