Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se është drejt përfundimit një studim, i cili do të bëjë të mundur rikthimin e fashave për pagesën e energjisë elektrike nga familjarët.
E pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Balluku tha se sipas të dhënave po mendohet që familjet që harxhojnë më shumë se 700 kilovat orë energji elektrike do ta paguajnë faturën me çmim më të lartë.
Ky konsum konsiderohet normal për një familje në Shqipëri, ka shtuar Balluku. Megjithatë, ministrja tha se nuk ende vendim zyrtar për këtë çështje.
Aktualisht çmimi i energjisë për të gjithë familjarët dhe bizneset e vogla në Shqipëri është 9.5 lekë [0.077 euro] për kW, ndërsa në tregun e lirë çmimi i energjisë është mesatarisht 33 lekë [0.27 euro] për kW.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...