Organizata Joqeveritare “QIKA”, ka reaguar pas prezantimit të pakos së re nga Qeveria e Kosovës me shtesat me nga 100 euro.
Në lidhje me këtë kjo organizatë ka akuzuar qeverinë se nuk po i del në ndihmë grave.
“Nga masat e reja në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike të publikuara sot nga Qeveria e Kosovës do të përfitojnë vetëm të punësuarit, studentët, pensionistët, familjet në nevojë etj.
Këto pagesa, që edhe ashtu më shumë duken një lëmoshë një mujore se sa zgjidhje afatgjate e problemit, nuk do të jepen për vajzat dhe gratë që nuk janë studente, të punësuara apo pensionere. Vetëm rreth 15% e grave në Kosovë janë të punësuara dhe shumica e tyre janë komplet të përjashtuara nga tregu i punës”, kanë shkruar në një postim në “Facebook”.
Po ashtu nga kjo organizatë kanë shtuar se kjo nuk është hera e parë që në kohë krizash gratë janë ato që vuajnë më së shumti nga varfëria e që nuk kanë qasje në të mirat publike.
“Nuk është hera e parë që në kohë krizash gratë janë ato që vuajnë më së shumti nga varfëria dhe mungesa e qasjes në të mirat publike. Nuk ka dalje nga kriza, pa dalë GRATË nga kriza”, kanë shtuar nga kjo organizatë.
Ndërsa tutje iu bënë thirrje institucioneve të vendit që urgjentisht të trajtojnë varfërinë e grave dhe të përfshijnë analizën gjinore në secilën politikë që prodhojnë. /arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...