Hoti: Gjendja në politikën e jashtme është e pritshme, marrëdhëniet me SHBA-në u lënduan

14:13 | 12 Prill 2022
A Z

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja e tanishme në politikën e jashtme është e pritshme, pasi sipas tij, kryeministri Kurti po ligjëron për luftën në Ukrainë.

Ndër tjerash, ai e kritikoi kryeministrin Albin Kurti për degradim në dialogun me Serbinë si dhe për shumë vizita në Lindje.

“Gjatë këtij viti kemi parë shumë vizita të krerëve të shtetit në Lindje. Shumë më tepër vizita në Lindje sesa në Perëndim.Shumë vizita dhe seminare ideologjike politike në Ballkan sesa në vendet perëndimore. Dhe kjo mua më duket se është krejt e rastësishme, por besoni që kjo tregon për fokusin e politikës së jashtme të Kosovës”, tha Hoti.

“Marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar. ose po e zbus pak, nuk janë në nivelin që kanë qenë”, tha ndër tjerash Avdullah Hoti./arbresh.info/