“Unë nuk jam kali i Trojës së askujt. Unë nuk jam pro heqjes së sanksioneve. Por jam kundër sanksioneve që prekin sektorin e energjisë, sepse nuk dua që francezët të vuajnë pasojat negative”.
Kështu ka deklaruar Marine Le Pen, kandidate në zgjedhjet presidenciale franceze, kur u pyet nëse mund të përkufizohet si ‘kali i Trojës’ së Putinit, sipas la repubblica.
Rikujtojmë se presidenti aktual francez Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen do të përballen me njëri-tjetrin në balotazh për zgjedhjet presidenciale më 24 prill, pas raundit të parë të garës të dielën ku Macroni fitoi rreth 27 për qind të votës, përkundrejt Le Penit me 24 për qind.
i Macron u përball me Le Pen në balotazh pesë vite më parë dhe fitoi raundin e dytë me rreth dy të tretat e votave.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...