Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për politikën e jashtme, ka thënë se nuk pret që të ketë njohje e as anëtarësime të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e as liberalizim të vizave.
“Nuk ka njohje dhe nuk pres që ka me pas njohje, nuk ka anëtarësime dhe s’ka me pas, nuk ka me pas as liberalizim të vizave e as marrëveshje të reja me BE”, tha ai.
Sipas tij, Kurti po merret me luftën hibride të Rusisë po nuk po thotë asnjë gjë për spiunazhin e Serbisë kundër Kosovës.
“Zoti Kurti po merret me luftën hibride të Rusisë po nuk po thotë kurrgjë që dy ditë për luftën e spiunazhit të Serbisë kundër Kosovës dhe këtu e mendoj a se çfarë po ndodh me Dick Martin”, tha ai.
Sipas tij Dick Marti ka qenë kundërshtar i Kosovës dhe aj duhet të tregojë se pse është në konflikt me Serbinë, dhe këtë mund ta kuptojmë vetëm nëse qeveria kërkon sqarim zyrtar prej ambasadorit dhe në Bern prej qeverisë.
“Dic Marti ka qenë kundërshtar i Kosovës aj sot duhet të tregoj pse është në konflikt me Serbinë dhe këtë mund ta kuptojmë vetëm nëse qeveria kërkon sqarim zyrtar prej ambasadorit dhe në Bern prej qeverisë së tyre qa po ndodh me Dick Martin./arbresh.info/
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...