Javën e kaluar, Aleksandar Vuçiq fitoi mandatin e tij të tretë si President i Serbisë.
Ish-ministri i Sllobodan Millosheviq gjatë kohës së gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë duket të ketë përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është hiç më pak se motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram” të Çunmulajt, ajo shihet duke puthur posterin e Presidentit serb nën mbishkrimin:
“E ardhmja është e ndritur” duke e aluduar të ardhmen e shtetit serb nën drejtimin e tij.

Pepi, e cila jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore, ka reaguar pas kritikave duke dhënë shpjegimin e saj.
Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve por veprimin e ka ndërlidhur me “sarkazmë”.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...