Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi, pasi ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli.
Në kuadër të xhiros së 28-të në BKT Superligë, skuadra e Ardian Nuhiu ka triumfuar në Drenas me rezultat të thellë 0-5.
Gjilanasit në pjesën e parë e kryen punën e fituesit, kur shënuan katër gola.
Marko Simonovski e hapi serinë e golave në minutën e 12-të, derisa për 2-0 shënoi Almir Kryeziu në minutën e 25-të.
Hamdi Namani u përkujdes për 0-3 në minutën e 34-të, derisa Simonovski shënoi golin e dytë personal për 0-4.
Me epërsinë prej katër golave të Dritës u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.
Gjilanasit në pjesën e dytë nuk u angazhuan thuajse fare, duke mos shpenzuar energji.
Gjithsesi ishte mesfushori Muharrem Jashari që realizoi për 0-5 në minutën e 70-të.
Me këtë fitore Drita vazhdon të mbetet e dyta në tabelë me 52 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë derisa kanë tetë pikë më pak se lideri Ballkani.
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...