Agjencia e rojes kufitare të Ukrainës thotë se rreth 2,200 burra ukrainas të moshës luftarake janë arrestuar deri më tani derisa përpiqeshin të largoheshin nga vendi në kundërshtim me ligjin ushtarak.
Agjencia tha të dielën se disa prej tyre kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe të tjerë janë përpjekur të korruptojnë rojet kufitare për të dalë nga vendi.
Në njoftim u tha gjithashtu se disa janë gjetur të vdekur derisa përpiqeshin të kalonin malet Karpate në mot të pafavorshëm, pa specifikuar numrin.
Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas midis 18 dhe 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në mënyrë që të thirren për të luftuar.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt, pasi trupat ruse nisën ofensivën në këtë shtet.
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur pushtimin e Ukrainës një “mission special ushtarak” ndërsa sulmit i parapriu njohja si të pavarura e dy rajoneve separatiste në Ukrainë./REL/
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...