Prishtina ka shënuar fitore ndaj Malishevës në ndeshjen e javës së 28-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, ka përfunduar me rezultatin 3:2.
Gauthier Mankenda (59’), Leotrim Kryeziu (69’) dhe Otto John (89’) shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi.
Kurse, Mërgim Pefqeli (44’) dhe Dren Kryeziu (76’) shënuan për mysafirët.
Prishtina renditet e pesta me 38 pikë, katër më shumë se Malisheva që renditet e shtata. /GE/
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...