Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel dëshiron që pronarët e rinj të klubit t’i japin përparësi kontratave të reja për mesfushorët Jorginho dhe N’Golo Kante .
Kante, 31-vjeçar, dhe Jorginho, 30-vjeçar, janë jashtë kontratës pas 15 muajsh dhe Tuchel dëshiron që situatat e tyre të zgjidhen në një mënyrë ose në tjetrën përpara sezonit të ardhshëm.
Trajneri gjerman tregoi se dëshiron të rinovojë me dyshen kur u pyet se sa e rëndësishme ishte që të mos kalonte të njëjtën gjë me mesfushorët si me Andreas Christensen dhe Antinio Rudiger këtë sezon.
“Askush nuk e dëshiron këtë, absolutisht. Me lojtarë të rëndësishëm, është një dëshirë si trajner që ta zgjidhim këtë në verë në çdo mënyrë”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Se është e qartë se ku është udha, cili është vendimi. Ndryshe kemi të njëjtat biseda për Tonin dhe Andreasin, thjesht ndërrojmë emrat, flasim për këtë gjatë dimrit”.
“Më pas vjen janari, agjentët flasin me klubet dhe vëllai me tjetrin – do të ishte mirë nëse mund ta shmangnim. Por për momentin është pak e vështirë. Po, ky duhet të jetë objektivi për të gjithë ne”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...