Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po bën thirrje për “presion edhe më të madh” ndaj Rusisë me ndihmën e ukrainasve në “mbrojtje, si dhe sanksione”.
Zelensky i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ku ky i fundit ishte për një vizitë të papritur në Kiev, raporton CNN.
Vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar, tha Zelensky, duke shtuar se është koha “për të vendosur një embargo të plotë ndaj sektorit energjetik të Rusisë, për të rritur furnizimin me armë për Ukrainën”.
“Ne duhet të forcojmë më tej koalicionin tonë kundër luftës. Shpresojmë që Londra të luajë një rol kyç në këtë proces”, tha ai.
Zelensky tha se të dy liderët biseduan edhe për rindërtimin e Ukrainës, “Së bashku, ne do të rindërtojmë vendin dhe qytetet tona”.
Ndryshe, Johnson ka premtuar ndihma të reja ushtarake si dhe hua multimilonëshe për rindërtimin e Ukrainës.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...