Mata drejt largimit si lojtar i lirë, gjigantët italianë në garë për shërbimet e tij
Interi dhe Milani raportohet se janë në garë për transferimin e Juan Matas.
Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar, transmeton Gazeta Express.
Mata nga “Old Trafford” do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor.
Sipas “The Sun”, dy klubet nga Serie A dhe nga qyteti i Milanos, Interi dhe Milani, janë në garë për shërbimet e 33-vjeçarit.
Pasi po shkon drejt fundit të karrierës, paga e Matas nuk pritet të jetë problem për klubet e interesuara. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...