YouTube ka bllokuar kanalin parlamentar Duma TV. Kjo ka shkaktuar zemërim te zyrtarët rusë të cilët thanë se shërbimi më i popullarizuar i transmetimit në botë mund të përballet me kufizime si kundërpërgjigje për veprimin, raporton The Guardian.
Të shtunën, YouTube tha se kanali i Dumës ishte “bllokuar për një shkelje të Kushteve të Shërbimit”.
Ndërkohë, rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor tha se i kishte kërkuar Google të rivendoste menjëherë aksesin në kanalin Duma. Rusia është bllokuar gjithashtu edhe nga Twitter dhe platformat e Meta, Facebook dhe Instagram, që kur nisi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt.
Disa media ruse e cilësuan këtë veprim si kapitullim, por Roskomnadzor tha se kishte vepruar ashtu siç veproi sepse themeluesi rus i aplikacionit, Pavel Durov, ishte i përgatitur të bashkëpunonte në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në platformë./arbresh.info/
Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës: Na lini ta përjetojmë...
Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar
Një pjesë e Hajvalisë pa energji elektrike, banorët thonë se...
Tentoi të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, kapet d...
Bizneset ankohen për ndërprerjet e energjisë
LVV sot mban tubim në Gjakovë