Është zhdukur edhe një pajisje e Klinikës së Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është zhdukur edhe një pajisje e Klinikës së Radiologjisë.
Bëhet fjalë për një pajisje që mundëson dixhitalizimin e rëntgenit analog, e cila bën të mundur leximin e radiografisë në CD. Kjo pajisje e cila ka kosto prej mijëra euro, ka qenë e vendosur në Klinikën e Neonatologjisë ku trajtohen foshnjat e porsalindura.
Pajisja i takon Klinikës së Radiologjisë dhe me të njëjtën punojnë teknkët e kësaj klinike.
Menaxhmenti i SHSKUK-së është vënë në dijeni për këtë çështje gjatë kësaj jave, por ende nuk e dinë se ku ka mbetur pajisja.
“Lidhur me digjitalizuesit të imazheve radiografike, ShSKUK-së është njoftuar përmes ud, shefit të sektorit të pajisjeve biomjekësore, i cili respektivisht është edhe menaxher i kontratës, me të cilën gjatë vizitave rutinore, ka konstatuar që pajisja nuk gjendet në Klinikën e Neonatologjisë. Pas njoftimit, sektorët e njësive përkatëse janë në fazën e identifikimit të gjendjes dhe nëse vërehet se ka elemente të shkeljeve eventuale do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.
Kjo është pajisja e dytë brenda pak muajve që është zhdukur në QKUK. Në korrik të vitit të kaluar ishte zhdukur një USB e cila poashtu ishte pjesë integrale e një rëntgeni me kosto prej rreth 6 mijë euro. Rasti ishte raportuar edhe në Policinë e Kosovës, por ende nuk dihet se si ka ndodhur. /Gazeta Shneta/
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...