Sekretari i Qeverisë së Maqedonisë dhe zyrtari i lartë i LSDM-së, Muhamed Zekiri shkon në paraburgim.
Gjykatësi i i procedurës paraprake ka vendosur sonte që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Zekirit.
Zekiri dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke angazhuar një kompani kroate për punë këshilluese, pa nevojë. Prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike, Villma Ruskoska më herët brenda ditës tha se prokuroria ka ndjekur tre personat e dyshuar dhe është në dijeni ku gjinden paratë e përvetësuara. /Telegrafi Maqedoni
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...