Sulmuesi i Inter Miami, Gonzalo Higuain ka mohuar pretendimet e babait të tij se ai do të pensionohet në fund të sezonit.
34-vjeçari këmbëngul se nuk po mendon ende t’i japë fund karrierës së tij.
Babai i sulmuesit, Jorge tha këtë javë se djali i tij do të kërkojë kohë për karrierën e tij në fund të vitit kalendarik.
Nga ana tjetër, Higuain thotë se babai i tij e ka keqkuptuar atë dhe këmbëngul se do të jetë ai të vendosë se kur do t’i jap fund karrierës së tij.
“Ishe një keqkuptim që pati me mua”, tha Higuain në konferencën e fundit për media.
“Asnjëherë nuk i thashë se po tërhiqeshja. Ai foli gabim dhe kjo mund të ndodhë, por kjo është shumë larg realitetit”.
“Jam i fokusuar te klubi im, te përmushja e kontratës sime dhe kur të vijë kohë, nëse do të merret ai vendim, do të jem unë që do ta komunikoj atë, vetëm unë”, tha ish-sulmuesi i Juventus.
Kontrata e 34-vjeçarit skadon në dhjetor, por skuadra e MLS ka një opsion për të zgjatur qëndrimin e tij edhe për 12 muaj të tjerë./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...