Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi (MPJ) ka shpallur sot të padëshirueshëm edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.
Në mars, ministri i Jashtëm malazez dëboi një diplomat rus në bazë të një vlerësimi të shërbimeve malazeze të sigurisë dhe i njëjti vlerësim është arsyeja e dëbimit të ri të stafit të ambasadës ruse, raporton rtcg.
“Ministria e Jashtme mori vendimin bazuar në vlerësimin e organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatëve rusë dhe nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thuhet në deklaratë.
Është sqaruar se nota për vendimin për shpalljen e katër diplomatëve të padëshirueshëm i është dorëzuar sot ambasadorit rus në Mal të Zi dhe se me të është caktuar një afat prej shtatë ditësh që diplomatët të largohen nga territori malazez.
Rusia kohët e fundit, në përgjigje të vendimit të parë të Malit të Zi për të dëbuar diplomatët, shpalli një diplomat malazez në Moskë persona “non grata”.
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...