Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Haradinaj shkruan se e falënderoi Ramën për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë.
Ai shtoi se me Ramën ndër të tjera, bashkëbisedoi për projektin e hekurudhës Prishtinë – Durrës si dhe dhënien e dyshtetësisë për kosovarët.
Më poshtë postimi i plotë:
Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.
Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.
Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale./arbresh.info/



Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...