Mikela dhe Erioni zhvilluan këtë të hënë një takim 4 minutësh në Përputhen, teksa në studio ishte dhe gjyshja e konkurrentes. Dyshja i drejtuan njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshmet.
Mikela e pyeti për momentin më të hidhur në program dhe Erioni nuk hezitoi të përgjigjej.
Ai u ndal te një takim i Mikelës me Bledin.
“Momenti i pianos se edhe pse kishte vajza të tjera, isha i fokusuar tek ti. Ndjeja se po më shfrytëzoje dhe fillova me të miat duke dal me disa”, tha Erioni.
Më tej, teksa po fliste për momentin më të bukur, konkurrenti e puthi Mikelën në buzë në sy të të gjithëve.
“Jo në sy të nënës se është turp”, tha Mikela duke qeshur.
Ndërkohë, gjyshja e saj po i shihte e lumtur.

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...