Arrestohen mbi 170 qytetarë rusë që protestuan kundër luftës në Ukrainë

15:51 | 2 Prill 2022
Gita

Policia ruse ka arrestuar të shtunën 176 persona, të cilët protestuan në Moskë kundër pushtimit të Ukrainës, ka njoftuar OVD.

Organizata OVD-Info, që monitoron arrestimet në protesta, njoftoi se protestuesit u arrestuan në 14 qytete të ndryshme ruse.

AFP njoftoi se më shumë se 20 persona u arrestuan nga policia në një park afër Kremlinit.

Policia shoqëroi në stacion policor edhe disa njerëz që ishin ulur në park, raporton AFP.

Protesta kombëtare kundër asaj që Moska e quan “operacion ushtarak” saj në Ukrainë, u njoftua në mediat sociale nga aktivistët në rreth 30 qytete ruse.

Organizatorët thanë në një deklaratë se ata donin të protestonin kundër “kolapsit të ekonomisë së Rusisë”, kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe të kërkonin lirimin e kritikun të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.

“Rusia meriton paqe, demokraci dhe prosperitet”, thanë organizatorët.

Arrestime kishte edhe në qytetin e Shën Petersburgut.

Shpërndaje në rrjete sociale