Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, tha se të paktën 53 vende të rëndësishme kulturore janë shkatërruar në Ukrainë që prej nisjes së luftës.
Këtu janë përfshirë 29 kisha, 16 ndërtesa historike, katër muze dhe katër monumente.
Po ashtu UNESCO tha se janë dëmtuar disa vende historike në dy qytetet më të mëdha ukrainase, Kievi dhe Harkiv, ndërkaq në Çernihiv është shkatërruar një prej vendeve më të vjetra historike, raporton rel.
“Kjo është lista e fundit, por nuk është më përfshirësja, pasi ekspertët tanë po vazhdojnë të verifikojnë raportimet”, tha një zëdhënës i UNESCO-s për agjencinë AFP.
UNESCO tha se po përdor imazhet satelitore dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë për të verifikuar dëmet.
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...