Autoritetet ruse dhe ukrainase miratuan ditën e sotme një plan evakuimi për civilët në Mariupol. Sipas burimeve zyrtare, deri më tani rreth 2,000 civilë janë evakuuar nga Mariupoli, shkruan The Guardian.
Disa makina private iu bashkuan 42 autobusëve të shoqëruar nga automjetet e Kryqit të Kuq dhe të shërbimeve të urgjencës ukrainase nga Berdyansk në Zaporizhia.
Mbi 100,000 civilë kanë mbetur të bllokuar në Mariupol. Ndërkohë zëvendësministri i Ukrainës, Oleksii Iaremenko, tha se tashmë prej 36 ditësh që nga fillimi i luftës, Mariupol nuk ka marrë asnjë furnizim mjekësor ose humanitar./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...