Koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara në Ukrainë thotë se OKB-ja dhe partnerët e saj kanë dorëzuar furnizime për mijëra njerëz në verilindje të vendit, por nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë në disa qytete të rrethuara në jug.
Osnat Lubrani tha të enjten se nga racionet ushqimore nga organizata humanitare “People in Need” (Njerëzit në Nevojë) dhe Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së do të përfitojnë rreth 6,000 njerëz në Sumy dhe disa zona të tjera.
Përveç kësaj, tha ajo, gjësendet bazë shtëpiake, duke përfshirë batanijet dhe kazanët nga agjencia e refugjatëve të OKB-së, do të mbështesin 1,500 njerëz dhe do të ndihmojnë 6,000 njerëz me higjienë dhe ujë të pijshëm.
Lubrani tha se furnizimet mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e OKB-së do të trajtojnë 150 pacientë që kanë nevojë për kujdes intensiv për lëndime të rënda, ndërsa furnizimet e tjera mjekësore do të mbështesin 10,000 njerëz për tre muaj.
Shei tha se sistemi i njoftimit humanitar i lehtësuar nga OKB-ja me Ukrainën dhe Rusinë mundësoi kalimin e sigurt të autokolonës në Sumy të enjten “por kjo qartazi nuk mjafton “. Përpjekjet gjatë muajit të kaluar për të arritur në Mauripol, Herson dhe qytete të tjera të rrethuara në jug kanë qenë të pasuksesshme për shkak të shqetësimeve për sigurinë./REL/
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...