Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, këtë herë në shënjestër është vënë sektorin i teknologjisë.
Thesari i SHBA bëri të ditur se po vendos sanksione ndaj 21 subjekteve dhe 13 individëve, duke përfshirë Mikron, prodhuesin më të madh të çipave në Rusi dhe prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të mikro-elektronikës.
Masa ka për qëllim të shënjestrojë “rrjetet e evazionit të sanksioneve” dhe “kompanitë kryesore të teknologjisë ruse që po mundësojnë luftën e paligjshme të Putinit kundër Ukrainës”.
“Ndër të sanksionuarit ishin gjithashtu “aktorë kibernetikë keqdashës të qeverisë ruse”, tha Thesari i SHBA.
“Ne do të vazhdojmë të synojmë makinën e luftës së Putinit me sanksione nga çdo kënd, derisa kjo luftë e pakuptimtë të përfundojë”, tha në deklaratë Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.
Kujtojmë se Moska po përballet me një gamë të gjerë sanksionesh ndërkombëtare në sektorë që variojnë nga mallrat ushtarake tek artikujt luksoz, udhëtimet ajrore dhe bankat. /abcnews.al/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...