Shefi i OKB-së tha të mërkurën se një e katërta e popullsisë së botës, dy miliardë njerëz, jetojnë sot në zona konflikti dhe bota po përballet me numrin më të madh të konflikteve të dhunshme që nga viti 1945, kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përmendi konfliktet nga Jemeni, Siria, Mianmari dhe Sudani deri tek Haiti, zona e Sahelit në Afrikë, “dhe tani luftën në Ukrainë, një katastrofë që tronditi themelet e rendit ndërkombëtar, duke u përhapur përtej kufijve dhe duke shkaktuar rritje në çmimit të artikujve ushqimor, karburantit dhe plehrave që do të ketë pasoja katastrofike për vendet në zhvillim.”
Zoti Guterres i tha Komisionit të OKB-së për Ndërtimin e Paqes të mërkurën se vitin e kaluar 84 milionë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Sipas agjencive të OKB-së, kjo nuk përfshin luftën në Ukrainë, e cila ka shkaktuar largimin e 4 milionë njerëzve nga vendi dhe zhvendosjen e 6.5 milionë njerëzve të tjerë brenda vendit.
Zoti Guterres tha se OKB-ja vlerëson se këtë vit “të paktën 274 milionë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare”. Sipas zyrës së OKB-së për ndihmat humanitare, kjo përfaqëson një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2021 dhe do të duhen 41 miliardë dollarë për të ndihmuar 183 milionë njerëzit e tjerë në nevojë./VoA/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...