Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss së shpejti do t’i kërkojë Indisë që të punojë me Perëndimin për të kundërshtuar agresionin e vazhdueshëm rus në Ukrainë.
Truss është në Nju Delhi për bisedime me homologët mes shqetësimit për hezitimin e kryeministrit Narendra Modi për të dënuar publikisht veprimet e Rusisë, një aleat i gjatë që daton nga Lufta e Ftohtë, transmeton portal arbresh.info
India, e cila varet shumë nga Moska për importet e armëve, ka abstenuar në një seri votash në Kombet e Bashkuara për këtë çështje.
Truss do të përdorë vizitën e saj për të konfirmuar 70 milion funta financimit të investimeve britanike për të mbështetur zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Indi, e cila mbetet një nga përdoruesit më të mëdhenj në botë të hidrokarbureve.
Ajo do të shpallë gjithashtu një program të ri të përbashkët të sigurisë kibernetike që synon mbrojtjen e infrastrukturës online në të dy vendet./sky/arbresh.info/
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...