Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A ka caktuar orarin për ndeshjet që u shtynë si pasojë e pandemisë.
Gjashtë ndeshje gjatë këtij sezoni u shtynë si pasojë e COVID-19, përfshirë edhe ndeshjen Bologna – Inter.
Inter kishte bërë kërkesë që të merrte fitore me rezultat zyrtar, por një gjë e tillë nuk do të ndodh, bazuar në orarin e publikuar së fundmi nga Serie A, ku shihet edhe ndeshja në fjalë, përcjell lajmi.net.
Ndeshja mes Bologna dhe Inter do të luhet më 27 prill.
Udinese – Salernitana luhet më 20 prill, Fiorentina – Udinese më 27 prill, së bashku me Salernitana – Venezia.
Atalanta – Torino është caktuar për datën 11 maj, por mund të ndryshojë nëse ‘La Dea’ kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League.
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente